“Është një çmenduri”, Uli Hoeness sulmon ashpër FIFA-n dhe UEFA-n

10 Gusht 2024
15:46
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, kritikoi UEFA-n dhe FIFA-n për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve.

Shefi i Bayern Munichut sugjeroi që ata duhet të veprojnë së shpejti për të ndaluar FIFA dhe UEFA që të shtojnë më shumë ndeshje në kalendar, gjë që dëmton lojtarët.

Ai vazhdoi duke shtuar se gjigantët europianë si Real Madridi janë dakord me ta për këtë çështje.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, më herët kishte kritikuar zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s dhe Premier League për caktimin e ndeshjeve të tyre, ndërsa pretendonte se lojtarët do të ‘vdisnin’ nëse do të vazhdonin të luanin kaq shumë ndeshje gjatë vitit.

Duke folur me gazetarët në një event, Hoeness tha: “Mjaft është mjaft! Nuk mund të vazhdohet kështu.

“Duhet të ndalojmë akumulimin e konkurrencës. Klubet e mëdha si Real Madrid mendojnë njësoj si ne, kanë të njëjtat shqetësime.

“Në një moment, ne duhet të vendosim kufij. Ajo që disa zyrtarë të FIFA-s dhe UEFA-s po planifikojnë është çmenduri. Interesi për futbollin do të ulet nëse keni ndeshje çdo tri ditë”.

Presioni është në rritje ndaj FIFA-s dhe UEFA-s pasi FIFPRO, Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë, ka nisur veprime ligjore kundër organeve drejtuese për rritjen e mbingarkesës së ndeshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit