Kane, gjesti ndaj Tottenhamit i lë të gjithë pa fjalë (Video)

11 Gusht 2024
10:35
Denis Hakanaj
back button

Harry Kane tregoi respekt të madh për të kaluarën e tij gjatë fitores së Bayern Munich në Visit Malta Cup, një fitore miqësore 3-2 kundër ish-klubit të tij Tottenham.

Pavarësisht se hyri si kapiten, Kane zgjodhi të mos e ngrinte trofeun.

Në fund të ndeshjes ai i kërkoi Joshua Kimmich, i cili i kishte dhënë shiritin, ta bënte në vend të tij, duke shpjeguar se nuk kishte dëshirë të ngrinte trofeun përpara ish-shokëve dhe tifozëve të tij.

Kimmich e kuptoi dhe e zëvendësoi në ceremoni, duke respektuar gjestin e Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit