Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Manchester Cityt dhe kombëtares së Argjentinës, Sergio Aguero, ka folur për trabsfermin e Julian Alvarez në Madrid, përmes kanalit të tij Twitch.
Sipas El Kun, transferimi i Julian nën urdhrat e Simeone është padyshim një lëvizje e mirë:
“Ai është një lojtar ideal për Cholon. Tek Atletico Madrid ai do të luajë të gjitha ndeshjet për shkak të mënyrës së tij të lojës dhe sepse nuk do të jetë në konkurrencë me një lojtar si Haaland.
“Vitin e kaluar ai luajti shumë gjithsesi, por edhe sepse Haaland ishte i dëmtuar. Megjithatë këtë vit ai do të jetë titullar për Atleticon, duke luajtur si sulmues i dytë”.
“Julian do të jetë titullar tek Atletico, klubi dhe Cholo e respektojnë shumë dhe mendoj se tifozët janë shumë të lumtur me ardhjen e tij”.
Aguero më pas zbuloi një prapaskenë në lidhje me Guardiola-n: “Pep duhet ta ketë kuptuar situatën e tij, por ai nuk donte ta linte të ikte”.