Conte tërbohet me presidentin, Napoli direkt i bën qejfin! Transferon mesfushorin dhe bën ofertë te Chelsea për Lukakun

12 Gusht 2024
19:53
Telesport
back button

Antonio Conte e ngriti problemin duke “bertitur”, Napoli e dëgjoi dhe po kalon nga fjalët në vepra: është mbyllur marrëveshja me Frosinone për transferimin ne “Maradona Stadium” të mesfushorit Marco Brescianini, i lindur në vitin 2000, i cili do të kompletojë baterinë e napolitanëve në mes. Nje transferim qe eshte ne huazim 1 mln euro dhe e drejte/detyrim blerje nese Napoli arrin piken e pare ne vitin 2025, duke u futur ne bilanc per vitin tjeter per ekipin e De Laurentiis.

Sakaq, Milani vitin tjeter do te perfitoje gjysmen e kartonit, pasi ka 50% te Brescianinit dhe keshtu qe do te fitoje 5-6 mln euro nga ky transferim. Por,  Napoli tani është gati të sulmojë edhe objektivin tjetër të madh të merkatos së tij, qendërsulmuesin e dëshiruar nga trajneri i ri, belgu Romelu Lukaku me të cilin Conte ka krijuar tashmë një marrëdhënie të frytshme profesionale gjatë kohës së tij në Inter.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, Napoli ka paraqitur një ofertë verbale te Chelsea për të arritur Lukakun. Një propozim me vlerë 25 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për të cilin pritet një përgjigje së shpejti nga Blutë e Premier League.

Ndërkohë, pas ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Modenës, Conte foli për merkaton si më poshtë: “Unë nuk jam këtu për të thënë se çfarë duhet bërë, e shihni realitetin. Pastaj dëgjoj se është skuadra për Scudetton por 12 lojtarë mungojnë, më shumë se gjysma e stafit është larguar.

Dëgjoj deklarata… Njëri ngrihet në mëngjes dhe flet për Napolin në mënyrë jo objektive. Ne kemi parametra për të respektuar, kostoja e çmimit, rroga dhe parametri i tretë është që ata duan të vijnë këtu, duke ditur që nuk ka Evropë. Nuk është shumë tërheqëse dhe duhet të emocionosh lojtarin me parametra që duhen respektuar.”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit