Harry Kane është paralajmëruar se sezoni i tij i dytë te Bayern Munich do të jetë “më i vështirë”, me Lothar Matthaus që nuk pret 36 gola të tjerë nga anglezi.
Kapiteni i Anglisë, Kane, shijoi një fushatë debutuese produktive në Allianz Arena në nivel personal.
Ai nuk fitoi agjë, me Bayernin që duroi një sezon të rrallë pa trofe, por e gjeti golin 44 herë në të gjitha, me 36 prej tyre që erdhën në Bundesliga.
Kane është gati për sezonin 2024-2525, pasi ka duruar zhgënjimin e fundit në Kampionatin Europian me Tre Luanët dhe do të pritet të udhëheqë sulmin e bavarezëve nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany.
Ish-sulmuesi i Tottenham-it mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në moshën 31-vjeçare, por është paralajmëruar se gjërat nuk do të bëhen më të lehta për të.
Legjenda e Bayernit, Matthaus, ka thënë për Sport Bild:
“Sigurisht që nuk ishte faji i tij që Bayern nuk fitoi një titull. Por pavarësisht 36 golave të tij, 12 muajt e fundit nuk kanë shkuar ashtu siç e kishte imagjinuar, veçanërisht me Kampionatin Europian, që ishte një zhgënjim për të personalisht.
“Probleme me shpinën, shumë pak kontakte me topin, zëvendësimi si kapiten, humbja e dytë radhazi në finale – gjëra të tilla mbeten në mendje”.
Matthaus shtoi se Kane “pret me padurim të luajë me Bayernin sepse ai do të jetë shumë më i përfshirë atje sesa në lojën e kombëtares angleze”.
“Tani për tani i ka ikur risia, freskia e vitit të kaluar, do ta ketë më të vështirë. Nuk besoj se do të shënojë më 36 gola”.