Clement Lenglet ‘ka arritur një marrëveshje paraprake’ me Atletico Madridin, sipas Cope.
Lëvizja varet nga situata e Fair Play Financiar e Atletico-s pasi ata duhet të shesin lojtarë. Për më tepër, negociatat për pagën e tij janë ende duke vazhduar.
Edhe Villarreali ishte i interesuar për francezin, por vetë lojtari ka prioritet kalimin tek Atletico Madrid.
Lenglet është ndër lojtarët më të paguar të Barcelona-s, kështu që është thelbësore të largohet përpara mbylljes së merkatos së verës.