Lionel Messi thuhet se ka folur me Julian Alvarez në telefon për të uruar yllin e tij argjentinas për kalimin e tij tek Atletico Madrid.
Sulmuesi i ri argjentinas iu bashkua gjigantëve të La Ligas nga Manchester City në një marrëveshje të raportuar prej 75 milionë euro.
Gazeta argjentinase Diario Ole raporton se Messi e telefonoi Alvarez dhe i tha se transferimi do ta ngrinte atë në nivelin tjetër në karrierën e tij.
24-vjeçari shkëlqeu te City, duke luajtur në disa pozicione nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Alvarez kërkoi të largohej nga Etihad sepse donte një sfidë të re dhe Atletico ia dha një të tillë.
Ai bashkohet me një ekip të Diego Simeone që përfundoi i katërti në La Liga sezonin e kaluar dhe ai do të pritet të udhëheqë sulmin pas largimit të Alvaro Morata-s.