Bayern, Kompany përjashton yllin para ndeshjes: skuadra informohet për vendimin

16 Gusht 2024
16:39
Denis Hakanaj
back button

Sipas lajmeve që vijnë nga Gjermania, Leon Goretzka nuk mori pjesë në testin miqësor ndaj Tirolit (3-0) të martën e kaluar për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Megjithatë, për ndeshjen e sotme kundër SSV Ulm 1846 në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, mesfushori gjerman nuk do të jetë sërish në skuadrën e Vincent Kompany.

Lajmi i raportuar nga Kicker shton se Goretzka do të ishte në formë dhe gati për ndeshjen, por trajneri i ri i Die Roten donte të adoptonte një qëndrim të ashpër ndaj lojtarit dhe ta linte atë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme.

Ka edhe më shumë: Bayern Munich ka informuar tashmë pjesën tjetër të ekipit për vendimin për të shitur Goretzka.

Një goditje e rëndë për 29-vjeçarin, i cili në fakt kaloi gjithë verën në klub pas deklaratave të përsëritura nga drejtuesit bavarez, të zhgënjyer nga sezoni i kaluar.

Kontrata e mesfushorit mbetet e vlefshme deri në vitin 2026 dhe ai vetë në fakt nuk dëshiron të largohet nga Bayerni, i sigurt dhe i vendosur për të luftuar deri në fund për një vend në ekip.

Nga ana tjetër, situata aktuale i kujton vitin e kaluar, kur gjërat nisën në mënyrë të ngjashme dhe klubi donte ta shiste, për t’u rikthyer në formacion me fillimin e sezonit të Bundesliga-s.

Goretzka sheh vetëm Bayernin në të ardhmen e tij, por ky përjashtim nga skuadra për ndeshjen e kupës kundër Ulmit është një sinjal shumë i fortë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit