Xabi Alonso është i vetëdidjshëm për vështirësitë që presin Bayer Leverkusen në sezonin 2024/25.
Trajneri bask po intensifikon sforcimet e tij për t’i mbajtur Aspirinat akoma kampionë të Gjermanisë, duke nisur nga finalja e Superkupës së Gjermanisë kundër Stuttgart-it.
“Duhet të jeni të vetëdijshëm! Do të jemi gjuetarët dhe do të duhet të jemi të uritur pavarësisht suksesit të paprecedentë të arritur”, ka qenë mesazhi i Alonso për ekipin në prag të fillimit të sezonit.
Për Alonso-n, miqësorja e humbur 4-1 kundër Arsenal-it ka qenë si një “zile alarmi”: “Kemi bërë paraqitje nën standardin tonë”, ka pranuar trajneri i Leverkusen. “Na pret një tjetër maratonë”.
Në lidhje me çështjen delikate të Jonathan Tah, i cili dukej se do të transferohej te Bayern-i:
“Po punoj me Jonathan Tah. Nuk kam marrë asnjë lajm. Jona është me ne, është në planet e mia dhe shumë i rëndësishëm për ekipin”.