Stuttgart i tërbuar me yllin e Leverkusen, federata nis hetimin

19 Gusht 2024
19:01
Denis Hakanaj
back button

Telashe për Victor Boniface.

Komisioni disiplinor i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka hapur një hetim për sulmuesin e Bayer Leverkusen, duke i kërkuar atij të bëjë një deklaratë për të shpjeguar një incident në të cilin dyshohet se ishte përfshirë.

Në fakt, disa lojtarë të Stuttgart-it pretendojnë se nigeriani u ka treguar  “gishtit e mesit” pas penalltisë vendimtare që i dhuruan Superkupën e Gjermanisë Aspirinave.

Një gjest që mund t’i kushtojë Bonifaces një skualifikim me dy ndeshje, për t’u vuajtur në kampionat apo në Kupën e Gjermanisë. Ishte Sebastian Hoeneß, trajneri i Shtutgartit, i cili i raportoi incidentin kolegut të tij Xabi Alonso: Hoeneß ishte i tërbuar vetes dhe duhej të qetësohej nga disa lojtarë:

“Ishte një situatë pas gjuajtjes së penalltive”, shpjegoi ai në konferencë. “Me sa duket nuk është parë, kështu që nuk do të komentoj më tej për këtë çështje”.

Sipas DFB-së, arbitri Tobias Stieler deklaroi se nuk e kishte parë skenën, prandaj komisioni tani ka hapur hetimet.

“Ne i kemi shkruar sulmuesit duke i kërkuar që të përgjigjet menjëherë”, thuhej në deklaratë.

Xabi Alonso ka thënë: “Nuk e kam parë dhe nuk mund ta komentoj. Por ka ndodhur kjo polemikë në minutat e fundit. Është normale që të ndodhë, nuk është problem i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit