Atletico Madrid ka barazuar 2-2 kundër Villarreal-it në javën e parë të La Liga-s.
Ndeshja e luajtur në “Estadio de la Ceramica” ka dhuruar emocione dhe spektakël në pjesën e parë.
Në fakt, të katër golat janë shënuar në 45 minutat e para me Danjuma që ka kaluar në avantazh vendasit me një gol të bukur në minutën e 18-të, ndërsa miqtë kanë barazuar pas vetëm dy minutash me një gol po aq të bukur të Llorente-s.
VILLARREAL-ATLETICO MADRID – 2-2 – GOLAT – VIDEO
Villarreal është kthyer në avantazh falë një autogoli të Koke-s në të 37-ën, por Atletico ka barazuar përsëri në të fundin e pjesës me Sorloth, ish-ylli i Nëndeëses së Verdhë i transferua rkëtë verë te madrilenët.
Debutim pa shumë zhurmë për Julian Alvarez. Ish-ylli i City-t është aktivizuar në minutën e 78-të në vend të Griezmann pa arritur të lërë shenjë.