Fermin Lopez, çfarë bën kështu? Shikoi ndeshjen e Barçës në një faqe pirate, rrezikon skualifikimin

22 Gusht 2024
9:21
Alfred Lleshi
back button

Historia e fundit nga Spanja është e bujshme dhe përfshin Fermin Lopez, mesfushorin e Barcelonës, i cili së fundmi iu bashkua skuadrës së Hans-Dieter Flick, mbas pushimeve verore, pas Olimpiadës. Lojtari i lindur më 2003, i freskët nga medalja e artë në Paris, nuk ishte i disponueshëm për debutimin e ekipit katalanas në këtë edicion të La Liga-s. Ndeshjen kundër Valencias e ndoqi nga shtëpia e tij.

Fermin Lopez, pavarësisht se nuk ishte i disponueshëm, publikoi një postim në Instagram në të cilin tregoi të gjithë mbështetjen e tij për Blaugranët. Problemi, megjithatë, është se nga fotografia mund të shihet qartë se djali i rritur në ekipin e të rinjve katalanas nuk po e shikonte ndeshjen në transmetuesin televiziv që ka të drejtat e La Liga-s, por në një faqe pirate.

Një lapsus i bujshëm, që nuk kaloi aspak pa u vënë re dhe u bë menjëherë “viral” në internet. Fshirja e postimit në fjalë ishte pak e dobishme, sepse brenda pak minutash pamja e ekranit përfundoi në të gjitha mediat.

Nuk mjaftoi as postimi i një tjetër qasjeje, me imazhin këtë herë të marrë nga “Dazn”, që transmeton ndeshjet e kampionatit në La Liga. Dëmi tashmë ishte bërë, duke provokuar zemërimin e drejtuesve të futbollit spanjoll, të cilët tani mund ta skualifikojnë, sipas mediave të ndryshme iberike, për një ose dy ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit