Barcelona refuzon propozimin e gjigantëve portugezë, Vitor Roque drejt huazimit në La Liga

22 Gusht 2024
10:00
Alfred Lleshi
back button

Vitor Roque do të luajë sezonin e ardhshëm për Betis. Klubi katalanas tashmë e ka marrë vendimin që braziliani të shkojë te skuadra sevilliane, duke refuzuar propozimin e rëndësishëm të blerjes që kishte marrë nga Sporting Portugali. Pasi është marrë ky vendim, dy klubet spanjolle po finalizojnë të gjitha detajet e kontratës.

Në drejtorinë sportive blaugrana ka pasur një debat të thellë se çfarë duhet bërë me brazilianin. Nga njëra anë, ekzistonte mundësia për ta hequr qafe atë përgjithmonë, duke e shitur. Sporting Portugal u shfaq i gatshëm për ta blerë sulmuesin. Klubi portugez bëri një ofertë të rëndësishme, edhe pse nuk arriti 30 milionë eurot që Barcelona i kishte paguar Athletico Paranaense një vit më parë për të.

Megjithatë, vendimi për të zgjedhur Betis nuk ka qenë ekonomik. Klubi katalanas vazhdon t’i besojë lojtarit. Edhe pse sezoni i kaluar ishte zhgënjyes, ata konsiderojnë se Vitor Roque ka potencial për të luajtur me Barcelonën. Për këtë arsye nuk kanë dashur ta humbin kontrollin mbi lojtarin, diçka që do të kishte ndodhur nëse do të pranonin ofertën e Sportingut.

Barcelona do të jetë në gjendje të ketë kontroll mbi brazilianin dhe, mbi të gjitha, të shohë se si evoluon përshtatja e tij në La Liga. Mbi të gjitha ai do të mund të shprehet në një ambient më të qetë se ai që përjetoi sezonin e kaluar, te Barcelona, ku u bë “armë” kundër bordit për telashet që iu kushtoi.

Dy klubet tani janë duke negociuar detajet përfundimtare të kontratës. Mbetet për t’u parë nëse ka një opsion blerjeje nga ana e Betis dhe nëse po, shuma përkatëse. Janë detaje që mbeten për t’u përcaktuar dhe që nuk pritet ta prishin marrëveshjen e arritur në parim. Pasi Barcelona përjashtoi shitjen te portugezët, Betis do të jetë destinacioni i lojtarit amerikano-jugor.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit