Manchester United ka humbur 2-1 në fushën e Brighton-it në javën e dytë të Premier League.
Ndeshja është zhbllokuar pas 32 minutash nga një gol i Welbeck.
Në pjesën e dytë ka ardhur reagimi i Djajve të Kuq që kanë barazuar me Diallo në të 60-ën.
BRIGHTON-MAN UNITED 2-1 – GOLAT – VIDEO
Dhjetë minuta më vonë, United ka gjetur edhe golin e dytë me Garnacho-n, por topi është prekur nga Zirkzee para se të kalonte vijën me holandezin që ishte në pozicion jashtë loje dhe për këtë arsye është anuluar nga VAR.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i Joao Pedro-s që i ka dhuruar fitoren Brighton-it në minutën e 95-të.