Gallagher zbulon: “Ja lojtari që më bindi të vija tek Atletico”  

24 Gusht 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Conor Gallagher pohoi se i pëlqen të jetë tek  Atletico Madrid, ndërsa zbuloi se cili lojtar anglez e bindi atë të largohej nga Chelsea.

Duke folur për gazetarët, 24-vjeçari shprehu gëzimin e tij teksa tha:

“Më pëlqeu çdo minutë e prezantimit. Gjithmonë isha i bindur se marrëveshja do të bëhej për shkak të asaj se sa shumë doja të vija në këtë klub dhe sa shumë klubi ndjehej sikur më donte, kështu që e dija se do të ndodhte, por këto gjëra kërkojnë kohë, jam shumë i lumtur që më në fund është bërë.

“E gjithë kjo gjë më emocionon vërtet: jo vetëm të luaj për këtë klub të madh, por të jetoj në një vend tjetër, një qytet tjetër, me një gjuhë tjetër. Të gjitha këto gjëra me të vërtetë më emocionojnë mua dhe partneren time.

“Më duhet të mësoj spanjisht shpejt, dhe kjo është diçka që pres me padurim. Kultura është shumë e ndryshme nga Londra, mënyra e jetesës, por unë e adhuroj. Çdo lojtar ka qenë shumë miqësor. Pres të ndërtoj  miqësi me të gjithë lojtarët”.

Ish-ylli i Chelsea-t zbuloi më tej se si shoku i skuadrës tek Anglia, Kieran Trippier, i cili kaloi tre vjet me Diego Simeone-n, e bindi atë të bënte lëvizjen. Trippier ishte pjesë e skuadrës së Atletico-s që fitoi La Liga-n në sezonin 2020-21.

Gallagher shtoi: “Ne ishim në Europian së bashku për disa muaj, kështu që kalova shumë kohë me të. Ne folëm shumë për klubin dhe atë që ai mendonte. Ai me të vërtetë më ndihmoi me vendimin tim.

“Ai kishte vetëm gjëra të mrekullueshme për të thënë për klubin, trajnerin, lojtarët, qytetin, të gjithë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit