“Dua ta respektoj kontratën time. Dua ta rinovoj ose ta përfundoj këtu karrierën time. Unë jam shumë i lumtur te Liverpool dhe familja ime gjithashtu ndihet mirë këtu”.
Këto janë fjalët e portierit të Liverpool, Alisson Becker, që konfirmon vendimin e tij për të refuzuar një ofertë të rëndësishme nga një klub në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Ai shpreh dëshiron për të vazhduar aventurën e tij me fanellën e “reds” me të cilën është i lidhur deri në vitin 2027.
“Nuk kam arritur kurrë në pikën që të flas për paga apo gjëra të ngjashme më ekipin arab, ka pasur vetëm një interes. Por, kur dëgjon numra të caktuar ndjen pak tërheqje, mendoj se është normale”, shpjegon portieri brazilian për “The Guardian”
“Në fund, e bën këtë sport për dashuri, është ajo që të pëlqen të bësh dhe është një profesion në të cilin përpiqesh ta shfrytëzosh sa më shumë. Unë jam i hapur për të ardhmen atje, por jo tani. Nuk është ende koha”, tha Allison.
“Nuk mund ta mbyllja derën për një marrëveshje kaq të rëndësishme, por vendimi im ishte i qartë dhe për sa kohë që qëndroj këtu do të fokusohem vetëm te Liverpool. Nëse klubi ka interes për të negociuar transferimin tim, atëherë ne do të flasim për këtë”, tha Allison.
“Tani për tani dua vetëm të mendoj për gjërat që mund të arrijmë këtu. Ky është një fillim i ri dhe jam shumë i emocionuar të filloj sërish me energji të reja për të parë se çfarë na rezervon ky sezon i ri”, u shpreh portieri brazilian.