“Nuk dua ta ofendoj”, Matthaus: Por nuk është lojtar i denjë për Bayern-in

26 Gusht 2024
16:30
Denis Hakanaj
back button

Bayern e ka nisur kampionatin me një fitore 3-2 në fushën e Wolfsburg, por ka nga ata që nuk kanë qenë aspak të kënaqur me paraqitjen e bavarezëve.

Po flasim për legjendën e klubit Lothar Matthaus, i cili ka thënë për Sky Sport DE:

“Bayern-i e ka nisur sezonin e ri me një fitore. Edhe pse nuk ka qenë e lehtë, në fund kanë rëndësi vetëm tri pikët. Edhe ekipet e tjera të kreut si Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Leipzig kanë pasur probleme në javën e parë. Është normale pas një Europiani”, ka thënë Matthaus.

Megjithatë, ish-lojtari nuk e ka fshehur shqetësimin për një repart të skuadrës së Kompany:

“Mbrojtja mbetet pika e dobët e skuadrës. Natyrisht, gabimet e Kim dhe Upamecano janë në qendër të diskutimeve brenda skuadrës.

“Kim nuk mund të luajë siç luante te Napoli. Ata luajnë ndryshe në mbrojtje në krahasim me Bayern-in. Nuk dua ta ofendoj, por nuk është një lojtar i denjë për Bayern-in. I mungon siguria, shpejtësia dhe forca”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit