“Matthijs de Ligt u shit, pavarësisht se ishte lojtari më i qëndrueshëm i dy viteve të fundit. Ai ishte lideri i mbrojtjes. Tani Bayern është sërish në kërkim të një pasardhësi të David Alaba”.
Lothar Matthaus ka qenë i drejtpërdrejtë në komentet e bëra për Sky Sport DE pas debutimit të skuadrës së Kompany në Bundesliga, duke u fokusuar megjithatë në shitjen e ish-mbrojtësit holandez të Juventus-it.
“Nëse De Ligt nuk do të ishte shitur, nuk do të shqetësohesha për Bayernin tani. Por vlerësimi im ndoshta është i ndryshëm nga ai i atyre që janë përgjegjës. Është një vendim që ne duhet ta pranojmë.
“Por shumë, edhe në skuadër, nuk e kuptojnë. Sepse edhe lojtarët e dinë që nuk janë shumë solidë në mbrojtje. Dhe pastaj shitet mbrojtësi më i mirë për shumë njerëz”, tha Matthaus.