Barcelona dhe Liverpool në garë për Federico Chiesa-n.
Sulmuesi italian nuk bën pjesë në planet e Thiago Motta-s dhe pritet të largohet nga bardhezinjtë para mbylljes së merkatos.
Për Chiesa-n flitet prej disa ditësh për një interesim të Barcelona-s, por tani duket se është futur edhe një tjetër ekip ne garë.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Liverpool ka nisur kontaktet me lojtarin, i cili do të ishte i hapur për një transferim në Premier League.