Ipswich vijon të shpresojë për Brojën, rinis bisedimet me Chelsea dhe shpreson në një ulje çmimi

28 Gusht 2024
13:33
Telesport
back button

Vazhdojnë bisedimet mes Ipswich dhe Chelsea për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Marrëveshja u prish javën e kaluar, pasi u përfol për një problem me testet mjekësore të Brojës, por e vërteta nuk doli asnjëherë.

Marrëveshja fillestare ishte që Broja të mbërrinte në formë huazim, por me një detyrim për të blerë lojtarin për shumën 30 milionë euro.

Kjo shumë do të ishte një shifër rekord për Ipswich, që synon mbijetesën në Premier League këtë sezon.

Duket se kjo shumë pengon ekipin anglez të mbyllë bisedimet. “Ka ende punë për të bërë për një transferim të mundshëm”, thanë drejtuesit e Ipswich, që po shohin për objektiva alternative.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit