Mohamed Salah flet për të ardhmen e tij dhe i dërgon një mesazh Liverpool

29 Gusht 2024
11:58
Telesport
back button

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, këmbëngul se nuk po mendon për të ardhmen e tij. Atij i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me “reds”.

Egjiptiani e ka nisur mirë këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot. Ai ka folur për “Sky Sports” përpara ndeshjes së madhe të së dielës kundër Manchester United.

32-vjeçari pretendon se as nuk po mendon për të ardhmen, por thjesht i merr gjërat pa u nxituar: “Kur nisi ky vit i ri thashë: Më ka mbetur edhe një vit, kështu që le ta shijojmë gjërat”.

Mos mendo për kontratën tani, mos mendo për asgjë tani, le ta shijojmë atë që ndodh në fushë me ekipin. Nuk dua të mendoj për vitin e ardhshëm apo për të ardhmen. Le të shijojmë dhe do të shohim”, u shpreh Salah.

Çdo javë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, vetëm mendoj për ndeshjen, duke pritur më pas sfidën e radhës. Ndjehem mirë të jesh këtu të Liverpool dhe kaq”, tha Mohamed Salah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit