Gundogan “thumbon” Pep: Do t’i duhet të më durojë, do të jemi sërish komshinj

30 Gusht 2024
11:15
Telesport
back button

Të shtunën e kaluar, nga tribunat e stadiumit “Etihad” u ngrit një kor me 54 mijë tifozë të Manchester City, të cilët, duke përshëndetur zëvendësimin e Ilkay Gundogan në minutën e 71-të kundër Ipswich Town, kënduan: “Gundo u kthye në shtëpi“. Pas një viti në Barcelonë, ai ndihet sërish si në shtëpinë e tij në Angli.

Përveçse rikthehet te Manchester City mesfushori gjerman do të zhvendoset në shtëpinë e tij të mëparshme në qendër të qytetit dhe bëhet sërish fqinji i Pep Guardiola. Këtë gjë e konfirmoi vetë Gundogan për “Bild”: “Unë kam ende banesën e vjetër në Mançester, nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar asgjë”.

Isha i lumtur që lujta sërish me City dhe falënderoj Pep për besimin dhe dëshirën që pati që unë të rikthehesha. Kur largohesh nga ky vend, si ndodhi me mua, vitin e kaluar, filloni ta vlerësoni atë edhe më shumë. Tani do të jemi sërish komshinj dhe do t’i më duhet të më durojë më shumë”, tha Gundogan.

Në fund, ai tha: “Tani që u riktheva e kuptoj sa e mrekullueshme ishte ajo kohë, sa i madh është ky klub, më i miri në botë. Rikthimi pas një viti është një ndjenjë e pabesueshme dhe jam shumë i lumtur. Ndihem i privilegjuar të ndaj sërish dhomën e zhveshjes me këta lojtarë të jashtëzakonshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit