Zyrtare!!! Italia me një pilot në F1 pas katër vitesh, një 18-vjeçar në vendin e Hamilton te Mercedes

31 Gusht 2024
9:52
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare: Piloti italian Kimi Antonelli do të jetë në timonin e Mercedes duke filluar nga viti 2025. 18-vjeçari nga Bolonja është i zgjedhuri për të zëvendësuar Lewis Hamilton, i cili nga viti i ardhshëm do të kalojë te Ferrari.

Kështu, Italia rikthehet të ketë një pilot të rregullt në Formula 1 që nga koha e Giovinazzi (në vitin 2021, me Alfa Romeo): “Është një ndjenjë e pabesueshme të shpallesh si pilot zyrtar i Mercedesit së bashku me George për vitin 2025. Arritja në F1 është një ëndërr që kam pasur që fëmijë”, është shprehur Antonelli.

Adoleshenti italian do të jetë shok skuadre me britanikun George Russell. Antonelli, i cili bëri debutimin e tij në Formula 1 të premten në sesionin e parë të provave të lira, duke patur një aksident, aktualisht është i përfshirë në kampionatin F2 me Prema.

Dua të falënderoj skuadrën për mbështetjen që më kanë dhënë në karrierën time deri tani dhe për besimin që kanë treguar tek unë. Ndihem i gatshëm për këtë mundësi duke arritur rezultatet më të mira të mundshme për ekipin”, shtoi Antonelli në faqen zyrtare të Mercedes-it.

Jam gjithashtu shumë i emocionuar që do të bëhem shoku i skuadrës së George, ai është dikush për të cilin kam shumë respekt, ai ka fituar Grand Prix dhe më ka ndihmuar tashmë. Unë përmirësohem si pilot, mezi pres të mësoj prej tij dhe të punoj së bashku për të dhënë më të mirën time në pistë”, tha Antonelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit