Xabi Alonso për mbrojtësin: I lumtur që qëndroi, ai është një nga titullarët dhe gur themeli për të ardhmen

31 Gusht 2024
10:01
Telesport
back button

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Bundesligës kundër Leipzig, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso foli për Jonathan Tah. Ai do të vijojë të jetë një lojtar i kampionëve të Gjrmanisë pas një vere në të cilën ai ishte i lidhur për një kohë të gjatë me Bayern Munich.

Në ndeshjen e kupës në Jena, ai ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë. Kam besim të plotë, pasi ai është një profesionist i madh, një djalë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Xabi Alonso për mbrojtësin 28-vjeçar.

Në lidhje me ndeshjen e sotme, Xabi Alonso shtoi: “Jam i sigurt se do të luajë si titullar. Tah do të jetë një nga gurët e themelit të Bayer Leverkusen edhe në sezonin që sapo ka filluar”.

Si në Kupën e Gjermanisë ashtu edhe në Bundesliga, mbrojtësi luajti 90 minuta në debutimin e tij, ndërsa në Superkupën e Gjermanisë luajti 49 minuta. Vjet, ai ishte një nga të paprekshmit e Xabi Alonso-s me 31 paraqitje në Bundesligë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit