Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pranon se mund të ketë gabuar kur miratoi shitjen e Julian Alvarez tek Atletico Madrid.
Me merkaton e mbyllur, Guardiola pranon se skuadra e tij ka mungesë të opsioneve në sulm.
Alvarez u shit te Atletico Madrid për rreth 81 milionë sterlina.
Guardiola tha: “Jam i kënaqur me skuadrën. Nuk e prisnim që Julian të largohej, megjithëse ai kishte biseda shumë kohë më parë me klubet e tjera dhe menaxherin e tij, kështu që mund të ndodhte dhe në fund ndodhi.
“E pamë se çfarë kemi, nëse kemi shumë, shumë dëmtime do të jetë problem, por pas disa muajsh Oscar Bobb do të kthehet (nga dëmtimi) dhe Phil (Foden) është në atë pozicion, (James) McAtee mund të luajë në atë pozicion, (Ilkay) Gundogan mund të luajë në atë pozicion, Bernardo…
“Ata janë lojtarë të ndryshëm nga Erling (Haaland) sigurisht. Ndoshta është një gabim (largimi i Alvarez), nuk e di, por nuk më pëlqen të lë lojtarë pa luajtur për një kohë të gjatë. Kur të gjithë janë të përfshirë dhe kanë një shans për të luajtur performanca e ekipeve është gjithmonë më e mirë.
“Unë e njoh grupin dhe sa seriozë dhe profesionistë janë ata dhe angazhimin e tyre në çdo ndeshje. Jemi shumë të sigurt se është më mirë të presim”.