Haaland ngjit City-n në krye me tregolëshin e radhës, askush si norvegjezi në 30 vite (Video)

31 Gusht 2024
20:33
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 3-1 West Ham-in nw javën e tretë të Premier League.

10 minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Guardiola-s për të kaluar në avantazh me të zakonshmin Haaland, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe nuk ka falur.

Vendasit kanë reaguar duke barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 19-të falë një autogoli të Dias.

Megjithatë, City është kthyer në avantazh në minutën e 30-të me një predhë të vërtetë të sulmuesit norvegjez.

WEST HAM-MAN CITY 1-3 – GOLAT – VIDEO

Spektakli i Haaland ka vazhduar në pjesën e dytë.

Norvegjezi, në fakt, ka realizuar edhe golin e tretë për Citizens në minutën e 83-të duke u bërë lojtari i parë që realizon tregolësh në dy nga tri ndeshjet e para të kampionatit pas Paul Jeëell me Bradford në 1994-95.

Gjithashtu, në 69 ndeshje të luajtura me City-n në Premier, Haaland ka shënuar  70 gola.

 

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit