Befasia e ditëve të fundit: Arsenali mori një refuzim që nuk e priste në merkato

1 Shtator 2024
14:56
Telesport
back button

Sipas prestigjiozes britanike “The Sun”, Arsenali po priste të mbyllte një operacion të fundit në merkaton e verës. Trajneri Arteta ishte optimist se mund të kryhej në 24 orët e fundit të afatit të lejuar, por ndodhi ajo që ai nuk e priste: lojtari refuzoi.

Trajneri spanjoll kishte shprehur interes për portierin e Wigan Athletic, Sam Tickle, por ky i fundit refuzoi mundësinë që të bëhej portier zëvendësues në “Emirates”. Kjo nuk do të thotë se ai ishte kundër Arsenalit si opsion, por kishte plane të tjera.

22-vjeçari, sipas “The Sun”, nuk donte që vitet më të mira të karrierës t’i kalonte në stol, pavarësisht prestigjit që Arsenali ka. Ndryshe nga pozicionet e tjera, roli i portierit nuk të jep mundësi të shfaqësh veten, përjashto rastet kur titullari dëmtohet.

Transferimet që Arsenali kreu këtë verë janë Calafiori, Sterling dhe Merino. Ndoshta jo një paketë totale sipas dëshirës së tifozëve londinezë, por lëvizje të studiuara mirë dhe pa shpenzime marramendëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit