Arsenali po planifikon të marrë Alphonso Davies në janar, sipas HITC.
Kanadezi tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe ende nuk ka rënë dakord për një rinovim.
Real Madridi e kërkon prej kohësh dhe Santiago Bernabeu duket si destinacioni më i mundshëm i kanadezit në vitin 2025.
Megjithatë, Topçinjtë po planifikojnë të prishin planet e Los Blancos në janar.
Nëse Davies nuk nënshkruan një marrëveshje të re me bavarezët, ai do të jetë i lirë të flasë me klube të tjerë në fund të vitit.
Topçinjtë dëshirojnë të përfitojnë nga situata dhe të sigurojnë një marrëveshje me 23-vjeçarin në merkaton e janarit.
Manchester City dhe Chelsea ishin gjithashtu të interesuar për Davies gjatë verës dhe mund të vihen në lëvizje për lojtarin në vitin 2025.
Megjithatë, përshtypja e përgjithshme është se kanadezi do t’i bashkohet kampionëve të La Liga-s vitin e ardhshëm.