Mbappé mund të kishte shkuar te Liverpool-i më 2022, kërcënimet ndaj PSG-së dhe letra e famshme

12 Shtator 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

“L’Equipe” ka zbuluar një sfond shumë interesant për Kylian Mbappe. Menjëherë pas nënshkrimit të rinovimit me PSG-në edhe për dy sezone, në vitin 2022, qendërsulmuesi kërcënoi parizienët me largim, sepse u ndje i tradhtuar nga premtimet e thyera të klubit, i cili i kishte thënë se do të nënshkruante me lojtarë kalibri si Bernardo Silva dhe Lewandowski.

Madje, ylli francez duket se kishte arritur edhe marrëveshje me Liverpool-in. Qëllimi i tij ishte të nënshkruante një kontratë të shkurtër me “Reds”, për t’iu bashkuar më vonë Real Madridit. Ish-lojtari i Monaco dërgoi një letër në atë kohë për të paralajmëruar se nuk do ta zgjaste më tej marrëveshjen me PSG-në, por Antero Henrique, menaxheri i klubit parizien, kërkoi 400 milionë euro për ta shitur. Të kuqtë vendosën 200 milionë euro në pjatë, por nuk pati negociata konkrete.

Kur Mbappé dërgoi letrën e famshme në selinë e PSG-së një vit më vonë, më 2023, ku informonte se nuk do të rinovonte deri në vitin 2025, tashmë gjithçka ishte gati për vitin 2022. Pjesa tjetër është histori, me përjashtimin e kampionit francez nga ekipi, rikthimin e mëpasshëm, sezoni i nderë dhe nënshkrimi me Real Madridin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit