Qëndroi por jo për shumë kohë, Bayern synon të largojë në janar sulmuesin e tepërt

12 Shtator 2024
9:14
Telesport
back button

Kingsley Coman mbeti te Bayern Munich këtë verë edhe pse kishte shumë oferta. Madje për një moment ai ishte pranë largimit drejt Arabisë Saudite, tek Al Hilal. Francezi dukej se do të largohej nga Gjermania në këtë dritare transferimi, por në fund nuk do të bëjë një lëvizje.

Kështu, 28-vjeçari do të kalojë sezonin e tij të dhjetë në Bavari. Kundër Freiburg, Coman zëvendësoi bashkatdhetarin Mathys Tel. Deri më tani, ai ka luajtur gjithmonë, por kurrë si titullar dhe ka shënuar në Kupën e Gjermanisë.  Shumë pak për një lojtar që ka qenë titullar e tani është i tepërt.

Megjithatë, sipas spanjolles “AS”, Coman mbetet në shitje. Dëshira e anësorit-sulmues francez do të ishte largimi nga Bayern Munich, por vetëm për në Premier League. Klubi bavarez pret oferta janarin e ardhshëm: Nëse arrin një shumë e arsyeshme nuk do të hezitojnë ta pranojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit