“E pret një sezon i madh”, befason eksperti: Mund të zëvendësojë Messi-n tek Argjentina

12 Shtator 2024
15:30
Denis Hakanaj
back button

Eksperti i futbollit amerikano-jugor, Tim Vickery, ka përmendur Alejandro Garnacho si lojtarin që mund të zëvendësojë Lionel Messin në kombëtaren e Argjentinës.

Garnacho ka qenë në formë të shkëlqyer për Manchester United në dy sezonet e fundit.

Për më tepër, me tërheqjen e Angel Di Maria nga Argjentina dhe Messi- të dëmtuar, Garnacho mund të jetë i rëndësishëm për Albiceleste-n.

Garnacho nuk ishte titullar për Argjentinën në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Në fitoren 1-0 të Albiceleste-s ndaj Kilit, ai hyri në fushë si zëvendësues i Lautaro Martinez në minutën e 79-të dhe dha asistin për golin e tretë të Dybala.

Në një intervistë për talkSPORT, Vickery shpjegoi se skuadra e Argjentinës e parë në kualifikueset e Kupës së Botës në shtator është një paraqitje e së ardhmes.

Ai tha: “Messi është jashtë i dëmtuar dhe nuk dihet se sa do të vazhdojë. Pra, ky është një vështrim në të ardhmen e Argjentinës, me Julian Alvarez në rolin e Messit.

“Pa Messin dhe Di Marian, ka mungesë të atij lojtari që mund të driblojë. Ai që mund të thyejë linjat dhe të bëjë diçka të veçantë”.

Vickery tha se Garnacho mund të ishte zgjedhja e duhur e Argjentinës në mungesë të Messit:

“Unë mendoj se po vjen një sezon i madh për Garnacho-n tek United. Ai mund të jetë zëvendësuesi i Messi-t; ndoshta mund ta nisë nga stoli, por ai mund të jetë zgjidhja. Pra, një sezon i madh po vjen për të”.

Lionel Messi është fokusuar në rikuperimin e tij, pas dëmtimit të kyçit të këmbës gjatë finales së Copa America 2024 kundër Kolumbisë.

Argjentinasi pritet të kthehet për Inter Miami në fund të këtij muaji dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës në tetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit