Ndryshe nga pothuajse të gjithë profesionistët, Pep Guardiola nuk përdor aplikacione në celularin e tij. Vetë trajneri i Manchester City e pranoi këtë në një intervistë për Sky Sports UK.
“Nuk më pëlqen të përdor e-mail, nuk më pëlqen WhatsApp apo diçka e tillë. Ne nuk kemi grupe me lojtarët. Unë kam vetëm celularin tim, pa TikTok, pa Twitter, pa Instagram, asgjë!”, tha trajneri spanjoll.
E përdor celularin vetëm për të folur dhe për të shkruar mesazhet me tekst. Kaq më mjafton”, zbuloi katalanasi, duke shtuar se, kur dëshiron të kontrollojë diçka në rrjetet sociale, herë pas here i kërkon të bijës celularin.
“Kur dua të shikoj ndonjë gjë në rrjetet sociale, ia lë asaj telefonin tim të kontrollojë”, tha trajneri i Manchester City, që duket se nuk ka një marrëdhënie të mirë me rrjetet sociale.