Në një intervistë me mikun e tij dhe ish-shokun e skuadrës Rio Ferdinand në “TheFiveUK”, Cristiano Ronaldo, përveç rikthimit të “kasetës” së karrierës së tij të jashtëzakonshme, foli edhe për familjen dhe fëmijët e tij:
“Ata janë njësoj si unë, nuk u mësoj asgjë. Ata shikojnë babain, ndjekin shembullin tim. Cristiano Junior është vetëm 14 vjeç, mund të bëjë gabimet e tij, por shpresoj që në të ardhmen të bëhet futbollist profesionist. Ndoshta mund të merret edhe me ndonjë profesion tjetër. Unë gjithmonë do ta mbështes”.