Erling Haaland është i pamëshirshëm.
Që nga ditët e tij në Salzburg, qendërsulmuesi norvegjez ka treguar të gjithë potencialin e tij, i cili më pas shpërtheu te Borussia Dortmund.
Tashmë, te Manchester City i Pep Guardiola-s, synimi është të thyejë të gjitha rekordet dhe të fitojë tituj, gjë që po e bën mjaft mirë.
Haaland shkëlqeu edhe një herë në Premier, duke shënuar një dygolësh ndaj Brentford në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit anglez; tashmë ka nëntë gola në 5 ndeshje të sezonit, 99 gjithsej me fanellën e Sky Blues.
Një rezultat që e largon atë vetëm një pikë nga një rekord historik, ai i Cristiano Ronaldo-s, i cili është lojtari që ka shënuar 100 gola në numrin më të vogël të ndeshjeve me të njëjtën skuadër.
Portugezit i nevojiteshin 105, ndërsa Haaland ka 103: do të thotë se, nëse shënon gol në ndeshjen e radhës (kundër Arsenalit më 22 shtator), do të ishte rekordmeni i ri në këtë renditje të veçantë.
Lojtarët që arritën më shpejt 100 gola me të njëjtin ekip
Cristiano Ronaldo -105 ndeshje për Real Madrid
Luis Suarez – 120 ndeshje për Barcelonën
Zlatan Ibrahimovic – 124 ndeshje për PSG
Ruud Van Nistelrooy – 131 ndeshje për Manchester United
Cristiano Ronaldo – 131 ndeshje me Juventusin