Atalanta kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions, Gasperini: Për pikë ndaj Arsenal

16 Shtator 2024
8:57
Telesport
back button

Atalanta arriti një fitore të vështirë 3-2 ndaj Fiorentinës në kampionat, një ndeshje që ishte një test i mirë në prag të debutimit në Champions League. I këtij mendimi është trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, që pret një përballje të vështirë ndaj Arsenal.

Sigurisht që do të luajmë kundër një kundërshtari me dinamikë fantastike, kundër një skuadre që ka dominuar Premier League bashkë me Liverpool dhe Manchester City. Arsenali është sigurisht një test i madh për ne”, tha Gasperini.

Ne jemi përballur edhe më parë me skuadra të mëdha, por sigurisht me karakteristika të tjera. Duhet të marrim pikë nga kjo sfidë në fushën tonë, sepse çdo ndeshje është vërtet e rëndësishme me formatin e ri”, tha trajneri i Atalanta.

Dhe duke folur për lojtarët e rinj ai shtoi: “Zaniolo kreu javën e parë të stërvitjes me ne, Cuadrado pati një ndrydhje të vogël në kyçin e këmbës. Për momentin do të mbështetem në grupin që kam sepse duhet të gjejmë mekanizma të konsoliduar për ndeshje të tilla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit