Fonseca përgatit rotacion para ndeshjes ndaj Liverpool në Champions, ja lojtarët që mund të luajnë

16 Shtator 2024
11:53
Telesport
back button

Paulo Fonseca e mbajti fjalën. Në prag të ndeshjes ndaj Venezia në kampionat, ai kishte siguruar se në zgjedhjen e njëmbëdhjetëshes titullare, nuk do të mbizotëronin përllogaritjet e veçanta për kohën e lojës në funksion të Liverpool dhe Inter, por kushtet psiko-fizike të atyre që kthehen nga ekipet kombëtare. Dhe kështu ndodhi.

Edhe ardhjet e fundit, si Pulisic, filluan që në minutën e parë. Megjithatë, të martën, në Champions League ndaj “reds”, Milan do të ketë disa ndryshime në formacionin fillestar. Gabbia konfirmoi se ai është një qendërmbrojtës i besueshëm, potencialisht një titullar.

Gjithsesi, konkurrenca është e ashpër sepse Tomori është mbajtësi i padiskutueshëm dhe Pavloviç është një zbulim. Ka shumë gjasa që dyshja përballë Maignan kundër Liverpool të jetë pikërisht kjo.

Në mesfushës, Fonseca mund të konfirmojë dyshen Fofana-Loftus. Megjithatë, ka një dyshim taktik në varësi të ndeshjeve. Trajneri do të zgjedhë nëse do të vendosë anglezin apo Reijnders në mesfushë. Fofana ende nuk është integruar plotësisht në mekanizma, por po kalon valën e entuziazmit për golin e tij të parë për kuqezinjtë.

Në sulm, nga minuta e parë do të rikthehet Morata, i cili është rikuperuar plotësisht për nddshjet Liverpool dhe Inter (në fundjavë). Pak minuta të luajtura kundër Venezia shfaqën një lojtar me dëshirën për të tronditur botën dhe për të lënë gjurmë në debutimin e tij europian me “djallin”. Pulisic dhe Leao do të veprojnë si zakonisht në krah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit