Vinicius detyron Real Madridin të vendosë një rregull të ri në skuadër

17 Shtator 2024
18:11
Telesport
back button

Vinicius Jr ka dy vite që flet shumë për racizmin. Ai ka të drejtë për ankesat e tij, sepse në vitin 2024 nuk duhet të ketë vend për tema të tilla, por shpeshtësia e deklaratave e ka revoltuar Real Madridin.

Së fundmi, braziliani tha se Spanja nuk meriton të organizojë një turne madhor futbolli, nëse vijon duke pasur probleme me racizmin. Kjo nuk u ka pëlqyer drejtuesve të bashkisë Madrid, ashtu si edhe klubit.

Ancelotti u është përgjigjur gjithashtu pyetjeve në lidhje me Rodrygo, i cili ka shprehur disa pakënaqësi mbi rolin e tij, duke u ankuar për faktin se emri i tij nuk u përfshi në listën e kandidatëve për Topin e Artë.

MARCA shkruan se Real Madrid po bëhet gjithnjë e më i irrituar nga fakti që lojtarët po flasin tepër gjatë pushimeve (kur luajnë kombëtaret). Kështu, klubi ka vendosur që intervistat të bëhen sipas lejeve që jep klubi dhe jo sipas dëshirës së lojtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit