Në fund të ndeshjes së fituar 2-0 kundër Wolfsburgut, portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, foli për kanalet zyrtare të klubit bavarez: “Fitorja nuk ishte kurrë në dyshim. Ne kemi qenë në kontroll të lojës për 90 minuta, ishim të organizuar mirë.
E lënduam Wolfsburgun dhe u përshtatëm shumë mirë. Ishte e rëndësishme të luaja që në fillim dhe ta kontrolloja ndeshjen deri në fund. Natyrisht, gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ishte e vështirë për t’u tretur, por tifozët na rezervuan një pritje të mrekullueshme në ‘Allianz Arena’.
Në Champions League dhamë gjithçka, nuk ishte problem motivimi dhe angazhimi. Në fund, detajet ishin vendimtare. Sezonin e ardhshëm, finalja do të luhet në shtëpinë tonë, në Mynih. Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi në të”.