City-Inter rikthehet sonte, Guardiola: Uroj që Haaland të mos shënojë, sepse…

18 Shtator 2024
18:32
Telesport
back button

Sfida më emocionuese e kësaj jave të Champions League është City-Inter. Rikthehet finalja e Champions League së para dy viteve, me trajnerët Inzaghi dhe Guardiola sërish si rivalë.

Pep e ka skuadrën më të kompletuar se kurrë, sidomos me Haaland në formën e jetës, me 9 gola në 4 ndeshjet e para të kampionatit anglez.

“Nëse më thonë se në 100 ndeshjet e ardhshme Haaland do të shënojë 99 gola, atëherë më mirë të mos ndodhë rekordi i sotëm me golin e 100-të, sepse dua që ai të mos ngopet. E dua të motivuar në vazhdimësi”, tha trajneri spanjoll para ndeshjes.

Shqiptari ynë Asllani pritet të kthehet në stol, sepse në fundjavë ishte titullar kundër Monzës. Mungesë e madhe e Interit është Dimarco, titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë.

Inzaghi, trajneri i Interit, u shpreh: “Nuk kam nevojë ta them unë se çfarë është City. Një rival shumë i fortë, mjaft i organizuar. Kanë gjashtë vite pa humbur në shtëpi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit