“Formati i ri i Champions duket argëtues, duhet fitorja pasi barazimi nuk do të ketë asnjë vlerë”

18 Shtator 2024
18:56
Telesport
back button

Aventura e re e Atletico Madrid në Champions League do të nisë nesër. Kundërshtari i parë i skuadrës “colchoneros” është ekipi gjerman i Leipzig. Në prag të kësaj sfide, si zakonisht ka folur trajneri argjentinas Diego Pablo Simeone.

Tema e parë, ajo që lidhet me formatin e ri të kompeticionit më të mirë europian të klubeve: “Duhet të fitosh. Nuk ka rëndësi se me kë luan, duhet të fitosh”.

“Kemi parë se si kanë filluar skuadrat e forta, me fitore të thella. Dhe, kjo na fton edhe ne të gjithëve ta fillojmë këtë evemt duke fituar. Pashë Liverpool-Milan, një ndeshje argëtuese”, tha Simeone.

Do të shohim një Champions League më emocionuese sepse barazimet janë të dobishme vetëm deri në një pikë të caktuar dhe më pas s’kanë asnjë vlerë. Ne do të duhet të konkurrojmë fort, secili kundërshtar është rritur shumë në Europë dhe do të krijojë vështirësi”, tha trajneri i Atletico Madrid.

Megjithatë, në planin teknik, vëmendja kryesore është përqendruar te përshtatja e Julian Alvarez me skuadrën madrilene: “Ai është një djalë i ndershëm, punëtor, jam i sigurt se ka shumë cilësi të rëndësishme për të na dhënë”.

Ka pasur pushime të shkurtra, pasi ka qenë me kombëtaren dhe më pas është rikthyer. Ne duhet ta ndihmojmë dhe e duam në më të mirën e tij, do t’i kërkojmë shumë sepse e dimë se çfarë mund të na ofrojë dhe shpresojmë të shënojë shumë”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit