Ylli i mesfushës së Manchester City, Rodri ka krijuar mesfushorin perfekt në një intervistë për ESPN.
Spanjolli ka qenë një zbulim për kampionët e Premier League që kur iu bashkua atyre nga Atletico Madrid në verën e vitit 2019.
Në 259 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Cityn, Rodri ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 30 asiste. Megjithatë, atributi i tij kryesor qëndron në orkestrimin e lojës me aftësinë e tij për të kontrolluar mesfushën.
ESPNUK doli me një ushtrim interesant për reprezentuesin spanjoll, duke i kërkuar atij të ndërtojë mesfushorin më të mirë duke huazuar atributet kryesore të mesfushorëve më të mëdhenj.
Përzgjedhja u bazua në tetë atribute kryesore – pasimi, vizioni, shkalla e punës, aftësitë, teknika, mentaliteti, inteligjenca taktike dhe kreativiteti.
Rodri zgjodhi Sergio Busquets për pasime dhe inteligjencë, Xavi për vizion dhe Andres Iniesta për aftësi të përgjithshme.
Të tre formuan treshen e mesfushës për Barcelona-n, e cila fitoi dy triplete kontinentale në 2008-09 dhe 2014-15.
Xabi Alonso ishte spanjolli i fundit në listë dhe u zgjodh për kreativitet.
Casemiro i Manchester United u zgjodh për shkallën e tij të punës dhe legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard, mori vendin e tij për
mentalitetin.
Më në fund, Rodri zgjodhi shokun e klubit Kevin De Bruyne për teknikën e tij të futbollit.
Rodri builds his ultimate midfielder 🔥 pic.twitter.com/NoyyKMFPcw
— ESPN UK (@ESPNUK) September 18, 2024