Obi Mikel kritikon Haaland: “Akoma nuk e kemi parë ta bëjë”

19 Shtator 2024
15:12
Denis Hakanaj
back button

Ish-ylli i Chelseat, John Obi Mikel, ka vënë në shënjestër sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland.

Obi Mikel thotë se Haaland gjithmonë zhduket në ndeshjet e mëdha.

Pasi Haaland nuk arriti të ishte protagonist në barazimin pa gola të City-t kundër Inter-it në Champions League, Obi Mikel tha për DAZN: “Për momentin ai nuk është parë në ndeshje të mëdha.

“Ne mund të biem dakord për këtë. Ai ka shënuar gola, kaq shumë gola, por në ndeshjet e mëdha… Unë dua ta shoh atë të bëjë sërish të dielën kur ata luajnë me Arsenalin.

“Dua ta shoh atë të shfaqet në ndeshje të mëdha dhe të jetë personazhi kryesor. Të shënojë një ose dy, hat trick, çfarëdo qoftë.

“Këtë sezon, mendoj se loja e tij në përgjithësi është bërë shumë më e mirë se sezonin e kaluar. Të dielën dhe në ndeshjet e mëdha, dua ta shoh atë të jetë protagonist, siç bënte Lionel Messi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit