Pep Guardiola nuk i ka duruar pyetjet e gazetarëve pas barazimit pa gola me Interin në Champions League. Kjo ishte ndeshja e parë pas dy vitesh, gjatë së cilës City nuk arrin të shënojë në shtëpi në një ndeshje europiane.
“Pse Haaland nuk arriti të shënojë?” – ishte pyetja që acaroi teknikun spanjoll. Gazetarët e përsëritën këtë pyetje dhe Pep nuk duroi dot pa dhënë një përgjigje emotive.
“E patë lojën? Ishin 6 lojtarë të Interit në mbrojtje. 6! Haaland kishte tre mbrapa, tre më përpara. Për cdo lojtar në botë është e pamundur të shënojë në kushte të tilla. Acerbi, Bissek dhe Bastoni ishin në zonën rreth portierit, kurse pesë metra më tej Barella, Calhanoglu dhe Zielinski”, shpjegoi Pep.