Doni të dini problemin e Real Madridit? Jua tregon vetë Ancelotti

20 Shtator 2024
16:23
Telesport
back button

Carlo Ancelotti ka vite të mjaftueshme mbi super si trajner për të kuptuar problemet e skuadrës së vet. Tekniku i Real Madrid, një ditë para ndeshjes me Espanyol, ka folur me gazetarët duke treguar disa gjëra që një trajner zakonisht i kursen.

“Fillimisht, dua t’ju them se duhet të prisni rotacion. Lojtarë si Arda Guler, Lucas Vazquez dhe Endrick mund të marrin më shumë minuta”.

“Endrick do të jetë titullar në njërën nga ndeshjet e ardhshme. Ka shumë cilësi. Eshtë lojtar që flet pak dhe punon shumë. Ai e meriton të luajë titullar”.

“4 mesfushorë me sistem 4-4-2? Po, ndoshta, sepse ekuilibri është diçka kolektive të cilën mund ta bësh me dy sulmues ose tre. Të kesh një mesfushor më shumë nuk do të thotë më shumë ekuilibër”.

“Çfarë është Bellingham? Sulmues, mesfushor? Nuk është e thënë. Ekuilibri vjen me lojë kolektive. Rastet e skuadrave të tjera në zonën tonë nuk kanë ardhur nga mungesa e ekuilibrit, por nga gabimet në mbrojtje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit