Piloti legjendar i F1 pranë largimit përfundimtar nga garat: Jam krenar për karrierën time

20 Shtator 2024
18:29
Telesport
back button

Në prag të garës së Singaporit në Formula 1 që zhvillohet këtë fundjavë po përflitet se kjo mund të jetë e gara e fundit në karrierën e Daniel Ricciardo. Madje është vetë piloti australian ai që jepo detaje në lidhje me këtë lamtumirë të papritur. Ai nuk mohon, por as konfirmon thashethemet sipas të cilave Red Bull është në prag të promovimit të pilotit të tretë Liam Lawson.

Mendoj se do të dimë më shumë për të ardhmen time pas fundjavës”, tha Ricciardo. Ai nuk fshihet pas gishtit, duke pranuar se sezoni i tij ishte më pak pozitiv nga sa pritej: “E di si funksionon dhe e dija që do të kishte afate, si për pushimet verore, ashtu edhe për pas Singaporit”, tha australiani, 14 sezone në Formula 1.

33-vjecari, 8 fitore në Formula 1, shtoi: “Ka ende gjëra në pritje, të shohim si do të shkojë fundjava. E di që shpresonim të arrinim më shumë, por gjithashtu mendoj se pas Montreal, kur presioni po rritej, situata ishte më shumë pozitive se sa negative”.

Natyrisht që do të jap më të mirën time siç kam bërë gjithmonë sepse gjithmonë ka diçka për të luftuar. Do të përpiqem të ngjitem në podium, ky është plani im. Kjo është ajo që unë do të vazhdoj të bëj, dhe nëse kjo është e mjaftueshme, atëherë shkëlqyeshëm”, tha Ricciardo, 257 gara në Formula 1.

Unë sigurisht nuk do të sjell kurrë një violinë në një konferencë shtypi për të thënë ‘i mjeri unë’. Ka shumë momente kur shikoj prapa dhe jam shumë mirënjohës që kam pasur, deri në këtë pikë, një karrierë kaq të gjatë në sport. Por ka ulje-ngritje, ka momente kur ndihesh sikur ke pasur një mundësi”, tha Ricciardo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit