Tranjneri Inzaghi merr dy lajme të mira, Inter thuajse i kompletuar para derbit me Milan

20 Shtator 2024
18:56
Telesport
back button

Ditën e diel do të luhet derbi Inter-Milan dhe trajneri zikaltër Simone Inzagji ka marrë dy lajme të mira nga infermieria. Federico Dimarco është rikuperuar nga tendosja e muskujve të kofshës së djathtë, dëmtim që e bëri atë të mungojë në ndeshjen e Champions League ndaj Manchester City.

Lojtari është rikthyer në stërvitje me grupin dhe shtë kandidat për të hyrë në fushë si titullar në ndeshjen ndaj Milan. Do të jetë seanca e së shtunës ajo që do të vendosë nëse ai do të luajë nga minuta e parë apo jo.

Ndërkohë, stërvitjes së rregullt me grupin i është rikthyer edhe Marco Arnautovic, i cili gjithashtu humbi ndeshjen në “Etihad” për shkak të një problemi shëndetësor (ethe). Edhe ai është gati, ndaj në infermieri për momentin është vetëm Buchanan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit