“Milan-i mund ta fitojë derbin”, Cafu: Ja cilin lojtar do t’i hiqja Inter-it

21 Shtator 2024
9:08
Denis Hakanaj
back button

Në kuadër të derbit të nesërm mes Interit dhe Milanit, La Gazzetta dello Sport intervistoi ish-yllin e Milan-it, Cafu.

“Nuk e prisja një fillim kaq të vështirë, por ka kohë për t’u rikuperuar dhe jam i bindur që kjo skuadër do të marrë shumë pikë.

“Në këtë kuptim, derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme: duke fituar, Milani mund të arrijë Interin dhe të kthehet në luftë për titullin. Unë kam besim”.

Për ndeshjen: “Pres një ndeshje të vështirë sepse do të kemi një ekip të fortë kundër nesh. Interi është favorit? Renditja e thotë këtë, por derbi është… derbi, domethënë një ndeshje e paparashikueshme që mund të ndryshojë sezonin”.

Për protagonistët:

“Unë do t’i hiqja Lautaron Interit sepse ai e ka golin në ADN-në e tij. Mes kuqezinjve besoj te Morata, i cili ishte një nënshkrim i mrekullueshëm. Nëse ai shërbehet mirë, do të shënojë shumë këtë sezon. Shpresojmë ta bëjë edhe në derbi”.

Për ekipin favorit për titullin:

“Shpresoj  Milani, por përveç Interit, kujdes edhe nga Juventus. Thiago Motta është i mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit