Norris siguron “pole position” në Singapor, rikthehet Verstappen, dobët Ferrari

21 Shtator 2024
16:25
Telesport
back button

Lando Norris me McLaren siguroi sot pasdite “pole position” në pistën qytetase të Marina Bay, të vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’29”525, duke qenë më i shpejti në pistë.

Rikthehet protagonist piloti holandez Max Verstappen, në vendin e dytë me Red Bull Racing dhe do ta nisë garën nga vija e parë pas shumë kohësh. Në vendin e tretë u klasifikua një tjetër britanik, Lewis Hamilton me Mercedes.

Ky është “pole” nr.8 në karrierë për Norris, që konfirmon pretendimet e tij për të zbritur nga froni Verstappen, që sot luftoi fort për vendin e parë. Në vendin e katërt u klasifikua George Russell me Mercedes, që la pas Oscar Piastri me McLaren.

Dobët u paraqit Ferrari, në vendeti 9-10 me dy pilotët e saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz. Monogaskut iu hoq koha, ndërsa spanjolli ishte protagonist i një aksidenti në sesionin e tretë të provave zyrtare që u zhvilluan sot.

Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Nico Hulkenberg (i gjashti), Fernando Alonso (i shtati) dhe Yuki Tsunoda (i teti), ndërkohë që zhgënjeu meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që u klasifikua i 13-ti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit