Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës me një rezultat të thellë.
Pasi ka mundur 9-2 në Champions League Dinamon e Zagrebit, bavarezët kanë mposhtur 5-0 në kampionat ekipin e Werder Bremen.
GOLAT E WERDER BREMEN-BAYERN MUNICH – VIDEO
Siç kuptohet edhe nga rezultati, ndeshja e luajtur në Weserstadion nuk ka pasur shumë histori.
Protagonisti i ndeshjes ka qenë Michael Olise, blerja e madhe e Bayern këtë verë nga Crystal Palace.
Francezi ka realizuar dy gola dhe ka dhënë edhe dy asiste.
Kane, Musiala dhe Gnabry kanë shënuar golat e tjerë për ekipin e Kompany.
Bayern kryeson renditjen me 12 pikë pas katër javëve të para të Bundesliga-s.
Standings provided by Sofascore