E ekspozoi ditën e martesës, Endrick pozon me orën që mund të vlejë deri në 1 milion euro

21 Shtator 2024
18:25
Alfred Lleshi
back button

Njoftimi i Endrick, 18 vjeç, për martesën me të dashurën e tij Gabriely Miranda, ka ngjallur shumë kuriozitet. Të gjithë pyesin si e mori këtë vendim shumë të rëndësishëm në një moshë kaq të re. Talenti brazilian, një futbollist tek i cili është fokusuar Real Madridi me sy mbyllur, një kampion potencial i së ardhmes, ka vendosur unazën e martesës në gisht dhe i ka premtuar dashuri të përjetshme vajzës tri vite më të madhe, që i ka rrëmbyer zemrën.

Në fotot që shpërndau me krenari në rrjetet sociale, ka një detaj që nuk mund të kalonte pa u vënë re. Më shumë se veshja, ajo që ra në sy ishte një aksesor luksoz që pakkush (dhe mes tyre ka kampionë të shquar e të pasur si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi) mund ta përballojë.

Immagine

Është një “Rolex Daytona Raimbow”, vlera e të cilit mund të variojë nga 400 mijë deri në 1 milion euro, duke marrë parasysh materialet e përdorura për montim (ari rozë ose të verdhë) dhe ekskluzivitetin e “copave” të tjera, që e transformojnë atë.

Nuanca e ylberit jepet nga ngjyrat e safirëve, duke e bërë atë të shkëlqyeshme. Ekziston mundësia e shtimit të mundshëm të diamanteve në brendësi të numrave, si kornizë e kasës, ose si zbukurim në lidhjet e rripit. Ekziston gjithashtu një version që ka numërues të errët (ky është rasti i Endrick). Pra, është vetëm një çështje e çmimit që mund të shpenzoni për këtë lloj të veçantë kronografi në dorën tuaj.

Një dashuri mes dy të rinjve brazilianë që specifikohet edhe me kontratë. Nuk po flasim për kontratën e 18-vjeçarit me “Los Blancos”, por për atë që Endrick dhe gruaja e tij nënshkruan 2 vite përpara se të thonin “po” në altar.

Immagine

Ndër klauzolat e ndërsjella, që duhen respektuar, është një e veçantë: detyrimi për të shqiptuar dy fjalë të vogla që shkrijnë zemrën (“të dua”) në çdo situatë, disa shprehje janë të ndaluara në marrëdhëniet në çift, ndërsa pjesa tjetër iu referohet veseve: tentativa për tradhti dhe çdo gjë tjetër që mund të jetë gjithashtu pjesë e ndryshimi drastik të qëndrimit.

Kjo orë është dëshmi sesi nuk mund t’i mungojë koleksionit të një kampioni. Talenti brazilian ka një shembull jo aq të largët në kohë, në këtë drejtim: CR7. Ylli portugez e pati në dorë një orë të tillë të shtrenjtë gjatë konferencës për shtyp në “Euro 2020”.

Ishte pikërisht konferenca për shtyp, që ngjalli sensacion, sepse Ronaldo largoi nga vetja dy shishe “Coca Cola”, duke nxitur të pranishmit të pinin pije të shëndetshme si uji. Kjo orë është vetëm njëra, madje jo më e shtrenjta, nga shumë që mbahen në kasafortën e 39-vjeçarit luzitan. Madje, modeli i fundit u ndërtua duke përdorur 388 gurë shumë të rrallë dhe u deshën 3 vite për ta përfunduar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit